56-vjeçari nga Kosova shkoi në Budva për të kërkuar punë e nuk u lajmërua më

Aktuale

56-vjeçari nga Kosova shkoi në Budva për të kërkuar punë e nuk u lajmërua më

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 12:34
Budva

Një 56-vjeçar nga komuna e Istogut është larguar nga shtëpia qe më shumë se një muaj dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve të tij, ai ka shkuar në Mal të Zi për të kërkuar punë, por nuk është lajmëruar asnjëherë nga atje.

Më 2 korrik të këtij viti, Gj.B. nga komuna e Istogut, është nisur drejt Malit të Zi, për të kërkuar punë. Destinacioni i tij ishte Budva, por familja e tij nuk u informua asnjëherë nëse 56-vjeçari arriti atje apo jo.

Kjo pasi familja nuk ka pranuar asnjë telefonatë nga ai, ndërkaq telefonin celular ai e kishte lënë në shtëpi para se të nisej për në Mal të Zi.

Nga stacioni policor në Istog, kanë deklaruar se për zhdukjen e 56-vjeçarit, ka raportuar në polici vëllai i tij.

“Dje vëllai i viktimës ka raportuar se më datë 02.07.2021 ai është larguar nga shtëpia dhe sipas ankuesit, e ka kaluar kufirin Kosovë-Mal i Zi, nga ajo ditë nuk është lajmëruar në shtëpi. Sipas familjarëve ka shkuar për punë, sipas tyre ai ka thënë që po shkon në Budva. Sipas ankuesit, viktima në momentin që është larguar ka pasur veshur një bluzë të bardhë. Telefonin të cilin e kishte në posedim e ka lënë në shtëpi”, kanë deklaruar nga policia.

Nga policia kanë bërë me dije se vëllai i viktimës e ka lajmëruar rastin edhe te organet malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat