Kurti priti në takim profesorët universitarë Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Kurti priti në takim profesorët universitarë Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 14:49
Pamje nga takimi

Për të diskutuar mbi temën e sistemit të gjeo-informacionit dhe çështjen e kufijve shtetërorë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Prof. Florim Isufin dhe Prof. Shpejtim Bulliqin, njëherësh edhe Kryetar i Komunës së Podujevës.

Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët, u tha në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat