IKSHPK prap me thirrje për vaksinim: Delta po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë

Aktuale

IKSHPK prap me thirrje për vaksinim: Delta po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve të Kosovës, si masa e vetme mbrojtëse ndaj infektimit me koronavirius.

Sipas IKSHPK-së varianti Delta po shënon shifra alarmante të përhapjes me shpejtësi në Kosovë dhe se bartet shumë më shpejt nga një person në dhjetëra të tjerë.

Nga koronavirusi me variantin Delta sipas studimeve mund të preken edhe fëmijët.

“Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide me variantin Delta i cili është dominant! Masat rigoroze të ndërmarra dhe zbatimi i tyre duhet të bëhet nga çdo qytetar i Republikës”, thuhet në njoftimin e tyre.

IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinim pasi është masa më efikase në luftë kundër COVID-19.

Sipas tyre Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19 dhe se me vaksinë ju mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat