Rama: Dëshira ime është që ta kuptojmë çdo problematikë në thelb

Aktuale

Rama: Dëshira ime është që ta kuptojmë çdo problematikë në thelb

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:49
Përparim Rama

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se fushata, e cila ndonëse nuk ka nisur zyrtarisht, po ecën në mënyrë fantastike.

“Një herë kam filluar të njoftohem me problemet e Prishtinës. Jam takuar personalisht me pjesëtarë të komunitetit dhe kam marrë informata të sakta për problemet me të cilat ata përballen. Jam informuar me të gjitha gjërat”, ka thënë Rama.

“Individët si dhe bizneset kanë probleme me trafikun, parkigjnet, hapësirat publike, shkollat, shëndetësia gjithashtu. Ka një numër të madh problematikash të cilat lidhen me njëra-tjetrën. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen menjëherë lehtë e shpejtë, disa janë në aspektin afatmesëm dhe disa në periudhë më të gjatë”.

Rama ka theksuar se Prishtina ka potencial për të qenë kryeqendër unike globale.

“Jemi në komunikim të plotë me shoqërinë. Dëshira ime është që ta kuptojmë çdo problematikë në thelb. Prishtina ka potencial të shndërrohet në kryeqytet me karakter unik në botë”.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përvoja e tij e madhe prej arkitekti është një aset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat