Bardiqi falënderon Vitinë dhe Qeverinë për vazhdimin e mandatit të sekretarit

Aktuale

Bardiqi falënderon Vitinë dhe Qeverinë për vazhdimin e mandatit të sekretarit

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:55
Naim Bardiqi

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi, ka falënderuar shefin e tij ministrin Arben Vitia dhe Qeverinë Kurti për vazhdimin e mandatit në këtë pozitë.

“Edhe një mandat Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë. Sot është dita e fundit e mandatit të parë, të cilin e përfundova me shumë sfida! Qeveria Kurti ne mbledhjen e 27 të mbajtuar më datë 18.08.2021, pas vlerësimit të shkëlqyer dhe rekomandimit që më bëri Ministri i shëndetësisë Dr. Arben Vitia, unanimisht vendosi per zgjatjen e mandatit tim”, ka shkruar Bardiqi.

Ai është shprehur mirënjohës për besimin e dhënë nga Vitia dhe Qeveria Kurti.

“Jam jashtzakonisht mirënjohës Ministrit dhe Qeverisë për vlerësimin dhe besimin e dhënë! Miqë të dashur ju falënderoj për besimin, vlerësimin, mbështetjen dhe kurajon që në vazhdimësi më keni ofruar”, ka shkruar ai.

Bardiqi është emëruar në pozitën e Sekretarit të MSH-së në vitin 2018 nga ish-ministri Uran Ismaili në Qeverinë Haradinaj. Ai u shkarkua nga kjo pozitë nga ish-ministri Armend Zemaj vitin e kaluar, ndërsa u rikthye sërish nga ministri Vitia në muajin mars me ardhjen e Qeverisë Kurti 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat