Ilir Ferati publikon listën për Istogun

Aktuale

Ilir Ferati publikon listën për Istogun

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 13:32
Ilir Ferati

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka publikuar listën me të cilën do të garojë në zgjedhjet lokale për ta udhëhequr këtë komunë.

Në listë së cilës do t’i prijë Ferati janë 29 kandidatë, të cilët garojnë për Kuvend Komunal.

“Njerëz të mirë, të dijshëm, të urtë e punëtorë. Kontributdhënës të dëshmuar të LDK-së dhe të Istogut e të rinj me potencial shpërthyes. Mësues e arsimtarë, doktorë e inxhinierë, ekonomistë e juristë, profesionistë e profesorë̈ të shumë fushave e sipërmarrës të suksesshëm të qytetit tonë”.

“Njerëz familjarë, të ndershëm, e të respektueshëm që padyshim do i shërbejnë me nder qytetit të tyre. Kjo është lista dhe garanca LDK-së për Istogun e ri. Na priftë e mbara”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale mbahen më 17 tetor.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat