​IKSHPK: Delta variantit ia kemi ndalë turrin

Aktuale

​IKSHPK: Delta variantit ia kemi ndalë turrin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se Delta variantit ia kemi ndalë turrin edhe pse akoma po raportohen shumë raste pozitive dhe shumë vdekje.

Instituti në një postim në facebook, ka shkruar se virusi bartet shumë shpejt prej një personi në dhjetëra persona tjerë me pasoja që në të shumtën e rasteve mund të jenë fatale e që fatkeqësisht preken edhe fëmijët.

“Andaj ju lutemi të zbatoni masat e rekomanduara nga IKSHPK nga çdo qytetar i Republikës. Vetëm së bashku do ta rrafshojmë lakoren epidemike dhe do ta ndalim tërbimin e virusit SARS CoV-2.

Bashkë me masat tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, do të arrijnë efektin e vet ne uljen e lakores, ju lutemi të besoni se masa më efikase në luftë kundër COVID-19 është VAKSINIMI”, thuhet në postimin e institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat