Mbledhja e KQZ-së, nervozohet Kurteshi: Vendosni maskat ose dilni jashtë

Aktuale

Mbledhja e KQZ-së, nervozohet Kurteshi: Vendosni maskat ose dilni jashtë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:39
KQZ

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, është shprehur i shqetësuar gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, pasi u ka kërkuar pjesëmarrësve që të vendosin maskat.

“Zotëri Ahmetaj dhe ju dy kameramanë, vendosini maskat ose dilni jashtë. Asnjë njeri në sallë në duhet me qenë pa maskë.

Ne nuk po e marrim seriozisht por po vdesin nga 10 njerëz në ditë dhe unë jam shumë i shqetësuar me papërgjegjësinë e njerëzve që po hyjnë pa maska”.

“Dua t’i mbroj të tjerët nga vetvetja. I kam marrë dy vaksinat por jam i shqetësuar. Më falni nuk e mbron mjekrën maska, por gojën”, ka thënë ai duke iu drejtuar drejtuar kryeshefit të Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetajt dhe dy kameramanëve të pranishëm në mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat