Milazim Krasniqi kërkon monitorim institucional të shërbimeve serbe në Kosovë

Aktuale

Milazim Krasniqi kërkon monitorim institucional të shërbimeve serbe në Kosovë

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Profesori Universitar Milazim Krasniqi, ka komentuar një anketë të realizuar së fundmi në Serbi ku vetëm 3 për qind e të anketuarëve mendojnë se Serbia duhet ta njoh Kosovën.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se nuk ka asnjë shancë që Serbia mund ta njoh Kosovën si shtet.

“VETËM SHQIPTARIZMI NA BËN FITIMTARË/Sipas një ankete të fundit të realizuar në Serbi, me titull “Çka mendon Serbia”, vetëm 3% e të anketuarve pajtohen për njohjen e Kosovës nga Serbia. Bile, edhe versionin që të njihet Kosova duke ia marrë veriun, e pranojnë vetëm 4%. Njohjen e Kosovës, duke mbajtur eksteritorialitetin e manastireve serbe, e pranojnë 4%. Vetëm 8% pajtohen që të njihet Kosova me kusht që BE të investojë shumë në Serbi dhe ta pranojë Serbinë në BE. Pra, në asnjë version, serbët nuk janë të gatshëm ta njohin Kosovën. Konkluzizoni im i vjetër është se nuk ka asnjë shans që të nxirret njohja nga Serbia as nga dialogu, as nga integrimet evropiane. Pra, Zoti i lashtë sh’nosh të gjithë idiotët që me fall konstatojnë se Serbia do ta njohë Kosovën si shtet! Me atë fall e kanë vu popullin shqiptar në lajthitje dhe praktikisht në një gjumë, për ç’gjë Ismal bej Vlora thoshte se kur fëmiëjt flenë, ata rriten, po kur kombet flenë, ata vdesin”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të koncentrohet në fuqizimin e saj si shtet, në rritjen e partneritetit strategjik me SHBA e me NATO-n etj.

“Çka duhet të bëjmë ne në këtë realitet?! Ne duhet të bëjë këto punë: të koncentrohemi në fuqizimin e shtetit të Kosovës, në rritjen e partneritetit strategjik me SHBA e me NATO-n, në forcimin e faktorit shqiptar në Ballkan, në krijimin e aleancave me shtete si Kroacia e Bullgaria dhe në denoncimin e vazhdueshëm të Serbisë si shtet me trashëgimi e me qeveri ende fashiste”, u shpreh ai.

Sipas Krasniqit, për t’i realizuar këto objektiva, duhet të fillojë; monitorimi me veprime institicionale, ligjore i ndikimit të shërbimeve serbe në Kosovë, sepse ai ndikim po përdoret si anestetik për të mbajtur në gjumë shqiptarizmin, të vetmin instrument me të cilin ne mund të fitojmë.

“Kosova është bërë shtet falë shqiptarizmit të saj, duke injoruar projektet serbomëdha. Kosova mbetet shtet vetëm nëse shqiptarizmi rikthehet si gjenerator i ekzistencës dhe i zhvillimit të saj. Shkurt e shqip: vetëm shqiptarizmi na bën fitimtarë!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat