Blerta Deliu: Krimineli paralajmëronte krimin e radhës kurse institucionet vështronin si spektaktorë

Aktuale

Blerta Deliu: Krimineli paralajmëronte krimin e radhës kurse institucionet vështronin si spektaktorë

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:30
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares M.O në Ferizaj.

Ajo ka postuar një foto nga profili i Dardan Krivaqës që dyshohet se e ka vrarë 18 vjeçaren. Aty i dyshuari shihet teksa ka postuar një fotografi me armë të ndryshme.

E deputetja Deliu-Kodra konsideron se fakti që kjo fotografi është pëlqyer nga jo pak njerëz është një kontribut në gjuhën dhe veprimet që çojnë në krim.

“E kemi parë përditë vrasësin duke e proklamuar dhunën vizuelisht edhe verbalisht. Duke kontribuar në gjuhën dhe veprimet që çojnë në krim. Dhe, nuk ka pak njerëz që e kanë pëlqyer. Ndërsa, institucionet ndjekëse kanë vështruar heshturazi sikur spektaktor, përderisa krimineli përsëritës i krimeve vazhdimisht ka paralajmëruar krimin e radhës. Sot është vonë!”, ka përfunduar deputetja.

Ndryshe, Dardan Krivaqa vazhdon të jetë në arrati.

 

E kemi parë përditë vrasësin duke e proklamuar dhunën vizuelisht edhe verbalisht. Duke kontribuar në gjuhën dhe veprimet...

Posted by Blerta Deliu on Monday, August 23, 2021

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat