Kush e prishi “dasmën” e Bregoviçit në Korçë? Prof. Bytyçi i reagon Edi Ramës

Aktuale

Kush e prishi “dasmën” e Bregoviçit në Korçë? Prof. Bytyçi i reagon Edi Ramës

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 22:28
Enver Bytyçi

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka quajtur “mendësi mesjetare” reagimet e mbrëmshme në koncertin e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës në Korçë.

“Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë”, shkroi mes tjerash Edi Rama.

E lidhur me këtë ka reaguar prodesori universitar Enver Bytyçi, i cili ka thënë se djali që prishi koncertin e Bregoviqit doli kundër dhunuesve të Serbisë në Kosovë.

“Djali që prishi dasmën me Bregoviç nuk është mesjetar! Ai është përparimtar e atdhetar, sepse doli kundër dhunuesve mesjetarë të Serbisë në Kosovë!”, shkroi profesor Bytyçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat