“Gregori” yt e ka “Trubën e Vlladiçki Hanit”/ Driton Tali i reagon ashpër Edi Ramës

Aktuale

“Gregori” yt e ka “Trubën e Vlladiçki Hanit”/ Driton Tali i reagon ashpër Edi Ramës

Nga: M.L. Më: 23 gusht 2021 Në ora: 23:29
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca nëpërmjet një postimi në Facebook i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit e krahasoi Goran Bregoviçin me këngëtaren Dua Lipa.

Tali i tha Ramës se sukseset e Duas, jo vetëm të gjithë rok e pop artistët e Ballkanit munden veç t'i ëndërrojnë.

Postimi i plotë:

Mos e vet ..., se t'kallxon vet!

Ku krahasohet Bregoviqi me Dua Lipën o "artisti i popullit"?!!!

Sukseset e Duas, jo vetëm se "Gregori" yt, por të gjithë rok e pop artistët e Ballkanit munden veç t'i ëndërrojnë.

Dua i ka tri Grammy, tri MTV, katër Brit's e një kallaballëk tjera minore.

E "Gregori" yt e ka "Trubën e Vlladiçki Hanit" dhe do qesifar shpërblime bashkë me "Çelësin..." tond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat