Ra në duart e policisë, prokuroria jep detajet: Ky është fshati ku u kap Dardan Krivaqa

Aktuale

Ra në duart e policisë, prokuroria jep detajet: Ky është fshati ku u kap Dardan Krivaqa

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 13:06
Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dardan Krivaqa, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Krivaqa është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajt, në orën 12:05.

Arrestimi i Dardan Krivaqës është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Image

 

Dardan Krivaqa dyshohet se kreu veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, duke e privuar nga jeta partneren e tij 18-vjeçare, M.O.

Krivaqa bashkë me të dyshuarin tjetër, Arbër Sejdiun, të dielën e kishin dërguar 18-vjeçaren pa shenja jete në emergjencën e Spitalit Rajonalt të Ferizajt.

Dy të dyshuarit më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Arbër Sejdiu ishte arrestuar mbrëmjen e së dielës, ndërsa Policia e Kosovës po kërkonte edhe ndihmën e qytetarëve për të kapur të dyshuarin kryesor i cili ndodhej në arrati, Dardan Krivaqën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat