“O njerëz t’çmendun”/ Rron Gjinovci reagon ashpër pas arrestimit të Dardan Krivaqës - ia vendos pikën kësaj teme

Aktuale

“O njerëz t’çmendun”/ Rron Gjinovci reagon ashpër pas arrestimit të Dardan Krivaqës - ia vendos pikën kësaj teme

Nga: A.M Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:30
Rron Gjinovci

Edhe aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa.

Ai u shpreh i irrituar me arsyetimin e vrasjes, se kinse Dardan Krivaqa dyshonte se viktima 18 vjeçare e tradhtoi me djalin e dajës së tij.

Gjinovci tha se kërkush kërkon nuk guxon me prekë me dorë.

“Çka ka lidhje more çka ka dyshu i akuzuari, apo në çfarë kerri ka qef me hypë viktima, apo cilado vajze, o njerëz t'çmendun?”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Çka ka lidhje more çka ka dyshu i akuzuari, apo në çfarë kerri ka qef me hypë viktima, apo cilado vajze, o njerz t'çmendun?

Kërkush kërkon nuk guxon me prek me dorë se hin në burg. Pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat