“Gjykata Themelore në Ferizaj njihet për dënime të rënda në rastin si të 18 vjeçares”

Aktuale

“Gjykata Themelore në Ferizaj njihet për dënime të rënda në rastin si të 18 vjeçares”

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 18:28
Kenan Gashi

Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ-ve, AVONET, vlerëson se Gjykata Themelore në Ferizaj do të japë dënimin meritor ndaj Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa si të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Gashi në “Info Magazine” deklaroi se nga monitorimet që i kanë bërë kësaj gjykate rezulton se në nivel vendi për raste të tilla Gjykata Themelore e Ferizajt çdo herë ka dhënë dënimet më të rënda.

“Nga informacionet që janë bërë publike në media të gjithë qytetarët e Ferizajt e edhe më gjerë e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje. Raste të tilla janë aktive e për këtë shumë qytetarë janë bërë bashkë në protestën ku kërkohej drejtësi për të ndjerën”.

“Gjykata Themelore e Ferizajt njihet se çdo herë ka bërë dënimet më të rënda në rastet e dhunës në familje e edhe në rastet si ky i 18 vjeçares. Për fatin e mirë në monitorimet që kemi bërë kjo gjykata çdo herë ka dhënë dënimet më të mëdha në nivel vendi ndaj personave që kanë bërë vepra të tilla”, tha Gashi.

Admir Salihu është caktuar si avokat i të dyshuarit kryesor Dardan Krivaqa në bazë të detyrës zyrtare teksa i njëjti ka bërë të ditur se Krivaqa i ka kërkuar që të mbrohet në heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat