Çfarë do të ndodhë me shpërblimin e Behgjet Pacollit pas kapjes së Dardan Krivaqës?

Aktuale

Çfarë do të ndodhë me shpërblimin e Behgjet Pacollit pas kapjes së Dardan Krivaqës?

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:38
Behgjet Pacolli

Sot u arrestua Dardan Krivaqa, i cili dyshohet se e privoi nga jeta Marigona Osmanin.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte premtuar një shpërblim për këdo që i jep informacion lidhur me Dardan Krivaqën.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Lidhur me këtë shpërblim, ka folur Naim Murseli, këshilltari i Pacollit, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka konfirmuar se shpërblimi do t'i paguhet personit që i ka dhënë informacione për vendndodhjen e Krivaqës.

Lexo edhe: Flet dëshmitari që falë tij u arrestua Dardan Krivaqa, tregon çfarë bëri që të mos hetohet nga i dyshuari

Postimi i plotë:

Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat