U refuzua kandidatura e tij nga KQZ, vjen reagimi i parë nga Sami Lushtaku

Aktuale

U refuzua kandidatura e tij nga KQZ, vjen reagimi i parë nga Sami Lushtaku

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:31
Sami Lushtaku

Pas konfirmimit të dënimit nga Gjykata Supreme për arratisjen nga Burgu i Dubravës, kandidimi i Sami Lushtakut për Kryetar të Komunës së Skënderajt vihet në pikëpyetje.

Mirëpo, Lushtaku tregoi se ende nuk është marrë ndonjë vendim definitiv.

Ndërkaq Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar se 160 kandidatë nuk janë certifikuar në zgjedhje për kryetarë të komunave apo për kuvende komunale.

Kjo për shkak se kanë një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të së cilit janë shpallur fajtorë për vepër penale në tri vitet e fundit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë treguar se nëse ndonjë kandidat apo subjekt nuk certifikohet mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat