Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Aktuale

Miratohet projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 11:02
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Postimi i plotë i Qeverisë:

KONFISKIMI I PASURISË SË PAJUSTIFIKUESHME

KALON projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat