Sveçla: Ka dyshime se Dardan Krivaqa ka pasur mbrojtje nga dikush i fuqishëm

Aktuale

Sveçla: Ka dyshime se Dardan Krivaqa ka pasur mbrojtje nga dikush i fuqishëm

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:30
Xhelal Sveçla

(E plotësuar 16:16) - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën për medie që foli më parë, ka folur për rastin e vrasjes së 18 vjeçare në Ferizaj.

Sveçla tha se ka kërkuar krijimin e grupit për hetimin e të kaluarës së personave të përfshirë në rast.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Inspektorati i PK-së që të fillojë inspektim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga zyrtarët e Policisë në Kosovë.

“Shumica e grave në Kosovë janë vrarë nga burrat e tyre pasi është ushtruar dhunë sistematike mbi to dhe shumica prej tyre kishin raportuar ata. Një vit pas ngjarjes makabre në Kamenicë, gjendemi para një situate ku vritet një 18 vjeçare nga duart e një krimineli me dosje voluminoze penale, me plot 136 vepra. Sapo jam njoftuar për ngjarjen kam kërkuar hetim të thellë për zbardhjen e rastit, ndërsa dje kam kërkuar raport të detajuar për ecurinë e secilës vepër të të dyshuarit”, ka thënë ai.

Ministri theksoi se personat si Krivaqa që kanë shumë vepra penale, janë sjellë si të paprekshëm dhe kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se ka dyshime se i njëjti ka pas mbrojtje nga dikush i fuqishëm jashtë.

“Personat e tillë në çdo komunë të Kosovës janë sjellur si të paprekshëm dhe si të tillë kanë ndërhyrë edhe në sistemin e drejtësisë. Ky është narracioni me të cilin jemi ballafaquar në vazhdimësi. Janë krijuar banda e klane që për interesat e tyre nuk u ka interesuar cenimi i jetës së qytetarëve dhe drejtësia për ta nuk ka ndodhur. Kjo ka ndodhur 20 vitet e fundit dhe kjo duhet të marrë fund tani. Me urgjencë kam kërkuar krijimin e grupit hetues brenda policisë që të hetohen të kaluarat e kriminelëve të përfshirë në rast. Si ministër do të angazhohem maksimalisht që zyrtarët që pranojnë raportimet të jenë në vend të detyrës kur një qytetar i thërret në rast se rrezikohet siguria e tyre, jeta a dinjiteti. E kundërta e kësaj do të jetë ndëshkimi nëse thirrja apo raportimi ka ardhur dhe veprimi nuk ka ndodhur. Pyetja shtohet se si një person me kaq shumë vepra penale, jashtëzakonisht të rënda mund të qëndrojë në liri. Një prej hamendësimeve është se ka pas mbrojtje nga dikush i fuqishëm”, deklaroi ai.

Rasti në Ferizaj, Sveçla paralajmëron ndëshkime: Ata që duartrokitën kriminelët s’do të jenë pjesë e sistemit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për medie, ka kërkuar që të zbardhet rasti i vrasjes së Marigona Osmanit nga Ferizaj.

Ai ka bërë të ditur se menjëherë ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjitha institucionet dhe se ka kërkuar detaje për secilën vepër penale për dy të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares.

Fjalë të mira pati për ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit kryesor në këtë rast Dardan Krivaqës, por edhe për Policinë.

Por për zyrtarët policor ai ka paralajmëruar edhe ndëshkime sidomos nëse nuk janë angazhuar në rastet e dhunës në familje.

Ndëshkime dhe përjashtim nga sistemi ka paralajmëruar edhe për të gjitha ata që sic thotë ai kanë duartrokitur kriminelët duke shtuar e nuk do të lejojnë më ndërhyrje nga lartë, raporton EO.

“Kam kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen e rastit. Ndërsa dje bashkë me drejtorin e Policisë kam kërkuar detaje për secilën vepër të të dyshuarve. Falënderojë qytetarët për ndihmën dhe përgëzojnë Policinë për punën. Përgjatë këtyre muajve”.

“Persona të tillë kanë ndërhy në sistemin e drejtësinë në të gjitha komunat, kjo do të marrë fund, njerëz që u kanë duartrokitur atyre nuk do të ketë më, nuk do të ketë ndërhyrje nga lartë. Kam kërkuar raport për secilin rast në dhunë në familje që ka në punë secili zyrtar i Policisë, do të ketë ndëshkime për mos punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat