AAK në përkrahje të personelit shëndetësor, e quan vendimin e Qeverisë qesharak dhe antiligjor

Aktuale

AAK në përkrahje të personelit shëndetësor, e quan vendimin e Qeverisë qesharak dhe antiligjor

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 15:58
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, për shtesat ndaj personelit shëndetësor.

Përmes një komunikate AAK-ja ka thënë se vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.

“Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.

Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve qershor dhe korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat