Bogujevci dhe Basha takuan udhëheqësin Regjional për Evropën Qendrore dhe Lindore në organizatën e Frankofonisë

Aktuale

Bogujevci dhe Basha takuan udhëheqësin Regjional për Evropën Qendrore dhe Lindore në organizatën e Frankofonisë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 19:38
Pamje nga takimi

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Kryesuesi i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, Dimal Basha, kanë pritur sot në takim kortuazie udhëheqësin Regjional për Evropën Qendrore dhe Lindore në organizatën e Frankofonisë, Eric Poppe.

Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi i bashkëpunimit në mes Kuvendit të Republikës së Kosovës me Asamblenë Paralmentare të Frankofonisë (APF); ngritja e statusit të Kuvendit të Kosovës në këtë asamble; diskutimi për projketet e përbashkëta, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Organizatën e Frankofonisë (ONF) dhe me Asamblenë përmes zhvillimit të projekteve të reja.

Gjatë këtij takimi, nënkryetarja Bogujevci dhe kryesuesi i delegacionit të Kuvendit, Dimal Basha, konfirmuan përkushtimin e tyre dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Frankofonisë, me theks të veçantë me Asamblenë Parlametare të Frankofonisë (APF), duke kërkuar mbështetjen e Poppe për avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në këtë organizatë.

Udhëheqësi Regjional për Evropën Qendrore dhe Lindore në organizatën e Frankofonisë, Eric Poppe, ofroi mbështetjen e tij lidhur me synimet e Kuvendit në këtë drejtim.

“Jam në dijeni që keni filluar procedurën për avancimin e statusit në APF në anëtar të asocuar, dhe do të keni mbështetjen time të plotë”, tha Poppe.

Poppe, gjithashtu ishte i interesuar të dijë me shumë për diversitetin kulturor, përpektivën e promovimit dhe shtrirjen e gjuhës frënge te të rinjtë në Republikën e Kosovës.

Ai u shpreh se “promovimi i frengjishtes duhet të bëhet në drejtim të rinisë”.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetarja Bogujevci, theksoi se në Kosovë ka shumë hapësirë dhe mundësi për të ngjallur intresimin e të rinjve për mësimin e gjuhës frenge.

Ajo tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbështesë iniciativa dhe propjekte konkrete të përbashkëta.

Edhe deputeti Basha, theksoi se ka interes të madh te të rinjtë për të t’i kultivuar vlerat frankofone, përfshirë gjuhën frenge.

Po ashtu, deputeti Basha theksoi se Kosova dhe vendet frankofone gëzojnë vlera të përbashkëta.

“Ne besojmë në avancimin e këtyre vlerave nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit tonë”, tha Basha.

Në fund të këtij takimi, të dyja palët shprehen gatishmërinë dhe mbështetjen reciproke për thellimin e bashkëpunimit me iniciativa të reja, dhe zhvillim të projketeve të përbashkëta në fushën e edukimit, për të rinjtë dhe mësimdhënësit e gjuhës frenge, si dhe zhvillimin e diversitetit kulturor.​

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat