“A ka kandidat trim për Prishtinën që merret me kompanitë e ndërtimit dhe është i pa kompromis ndaj korrupsionit?”

Aktuale

“A ka kandidat trim për Prishtinën që merret me kompanitë e ndërtimit dhe është i pa kompromis ndaj korrupsionit?”

Nga: M.L. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:31
Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se me dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës nuk munden t`i legalizojnë banesat, sepse pronarët e kompanive të ndërtimit kanë tejkaluar lejet e ndërtimit.

“Për çdo objekt banesor, për tu legalizuar nevojiten së paku 80 mije Euro, të cilat mjete në baze të kontratave individuale mes pronarit të ndërtimit dhe blerësit, e ka obligim t`i mbulojë pronari i kompanisë se ndërtimit”, shkruan Miftaraj.

Sipas tij, bëhet fjalë për qindra objekte banesore që janë ndërtuar pas vitit 2009 e këndej, e për të cilat asnjë kandidat për kryetar të Prishtinë nuk po tregon se cila do të jetë zgjidhja.

“Ende as edhe një kandidat për kryetar të Prishtinës, nuk e dëgjuam, se cila do jetë zgjidhja, çka do të ndërmarrin me ndryshua këtë gjendje, dhe si do të iu dalin në ndihme dhe mbrojtje qytetareve”, u shpreh ai.

Miftaraj potencon se më 17 tetor qytetari e ka votën, kurse para 17 dhe pas 17 tetorit, kompanitë e ndërtimit e kanë lekun, financat dhe kontrollin mbi partitë politike pa dallim, por edhe kontrollin mbi sistemin e drejtësisë.

“Në pritje të ndonjë kandidati trim dhe të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe në mbrojtje të qytetarit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat