Mësohet arsyeja e përfshirjes së Albulena Haxhiut në protesën para ministrisë

Aktuale

Mësohet arsyeja e përfshirjes së Albulena Haxhiut në protesën para ministrisë

Nga: A.M Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:35
Pamje nga protesta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në marshin protestues që është mbajtur sot në Prishtinë për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Ajo është kritikuar për këtë pjesëmarrje në protestë, mirëpo zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka zbuluar arsyen e protestimit të ministres Haxhiu.

Ai u shreph se kjo vjen si shkak se skandalet e sistemit të korruptuar po marrin jetë njerëzish.

“Teksa puna për vetingun po ecën përpara me transparencë, qeverisë në raport me gjyqësorin nuk i mbetet gjë tjetër, përveçse të protestojë duke shpresuar që gjyqtarët e prokurorët përgjegjës për “gabimet” që kanë kushtuar jetë njerëzish, të kenë ndërgjegje e të dorëhiqen”, shkroi Zaimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pse proteston ministrja Haxhiu? Sepse skandalet e sistemit të korruptuar po marrin jetë njerëzish.

Qeveria ka filluar punën për vetting, procesi që do ta pastronte gjyqësorin dhe prokurorinë nga të paaftët dhe të korruptuarit - por ky proces merr kohë, duke ecur sipas hapave ligjorë.

Nevoja për ndryshim në gjyqësor është emergjente, por qeveria e VV nuk i shkel ligjet e nuk ndërhyn te gjyqësori që është pushtet i pavarur nga qeveria.

Prandaj, teksa puna për vetingun po ecën përpara me transparencë, qeverisë në raport me gjyqësorin nuk i mbetet gjë tjetër, përveçse të protestojë duke shpresuar që gjyqtarët e prokurorët përgjegjës për “gabimet” që kanë kushtuar jetë njerëzish, të kenë ndërgjegje e të dorëhiqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat