Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi, Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin

Aktuale

Krasniqi: Kosova po kalon nëpër një tragjedi, Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 19:55
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po thotë se vendi po kalon nëpër një tragjedi ku për shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën prej rreth 25 mijë.

Lideri i opozitës ka thënë se kjo gjendje alarmante ka ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të Qeverisë me pandeminë. Krasniqi ka kërkuar urgjentisht që Qeveria të dalë me një plan të ri menaxhimi me shtim të kapaciteteve,.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Kosova po kalon nëpër një tragjedi. Nuk mund të quhet ndryshe, pos tragjedi, kur në shtatë ditët e fundit kanë vdekur 85 qytetarë në betejë me Covid-19, prej të cilëve 18 vetëm sot, ndërsa numri i rasteve aktive të të infektuarve ka arritur shifrën e frikshme prej rreth 25 mijë. Kjo gjendje alarmante, që vjen para së gjithash si pasojë e menaxhimit të dobët të pandemisë, duhet të adresohet urgjentisht. Qeveria duhet ta ketë një plan të qartë veprimi – me aplikimin e masave të duhura dhe efikase, me rritjen e kapaciteteve për vaksinim dhe shtimin e numrit të qendrave të vaksinimit, si dhe me investime të menjëhershme në spitale dhe me sigurim të medikamenteve që po mungojnë për pacientët. Çdo ditë neglizhence e mëtejshme do të na kushtojë me më shumë jetë të qytetarëve që me kujdes e menaxhim efikas mund të shpëtohen. Qeveria nuk mund ta aktrojë edhe më tej normalitetin në këtë kohë jonormale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat