Flet pacienti që doli pozitiv me COVID-19 një ditë pas vaksinimit

Aktuale

Flet pacienti që doli pozitiv me COVID-19 një ditë pas vaksinimit

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Një pacient që po trajtohet në Klinikën e Mjekësisë Sportive ka rrëfyer se ka dalë pozitiv me virusin COVID-19, një ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Ai tha se nuk ishte infektuar asnjëherë më parë me virusin.

Megjithatë ai bëri thirrje për të gjithë që të vaksinohen sa më shpejtë dhe të mbajnë distancën e nevojshme.

Tutje, pacienti u shpreh i lumtur me trajtimin që po e merr nga stafi i klinikës, i cili pothuajse është mbushur me pacientë të prekur nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat