​Përurohet E-Kiosku në Merdar

Aktuale

​Përurohet E-Kiosku në Merdar

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, kanë bërë sot përurimin e E-Kioskut në Merdar.

Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.

Kryetari Bulliqi tha se "E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t'ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale".

Poashtu kryetari Bulliqi tha se së shpejti do t'i vendosim edhe tri E-Kiosqe të reja, ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat