“Heq kapelën para Arben Vitisë”, ish-këshilltari i Thaçit ironizon me ministren Gërvalla

Aktuale

“Heq kapelën para Arben Vitisë”, ish-këshilltari i Thaçit ironizon me ministren Gërvalla

Nga: A.Zh Më: 27 gusht 2021 Në ora: 23:27
Adil Behramaj

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ironizuar me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Kjo e fundit, dje i ka dalë në mbrojtje ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është kritikuar ashpër lidhur me menaxhimin e situatës me Koronavirus.

“Heq kapelën para kolegut tim, Arben Vitia. Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjell betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën”, shkroi ministrja Gërvalla, në një postim në Facebook.

Lidhur me deklaratën e saj, Behramaj ka një koment.

“Kur ta bëjnë obligative si masë edhe vendosjen e kapelave, me mundësi heqjeje vetëm kur përmendet Arben Vitia. Inspektor për monitorimin e zbatimit të saj: Sami Kurteshi”, ka shkruar Adil Behramaj në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat