Serbët ua morën dhjetë euro ‘bakshish’, reagon Kurti: Shqiptarët e Kosovë po plaçkiten nga dy anët e kufirit

Aktuale

Serbët ua morën dhjetë euro ‘bakshish’, reagon Kurti: Shqiptarët e Kosovë po plaçkiten nga dy anët e kufirit

Nga: A.M Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Mërgimtarët nga Kosova janë ankuar se gjatë kalimit të pikës kufitare në Serbi, policët serbë po u kërkojnë 10 euro ryshfet.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se shqiptarët e Kosovë po plaçkiten nga dy anët e kufirit.

“Për të hyrë në Serbi, ju kërkohet 10 euro bakshish dhe për të kaluar nëpër Shqipëri 10 euro taksë rrugore”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

"BALLKANI I HAPUR "!

Shqiptarët e Kosovës duke u plaçkitur nga dy anët e kufirit!

Për të hyrë në Serbi, ju kërkohet 10 euro bakshish dhe për të kaluar nëpër Shqipëri 10 euro taksë rrugore!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat