​Ahmeti për 36 viktimat: Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i vaksinuar

Aktuale

​Ahmeti për 36 viktimat: Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i vaksinuar

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke komentuar vdekjen e 36 personave nga COVID-19, ka thënë se vaksinimi është dobësia jonë.

Ai ka këkruar masa të rrepta afatshkurta për ta ngadalësuar infektimin dhe vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen.

“36 - tridhjetë e gjashtë. Gishtat drejtoni më vonë. Vaksinimi është dobësia jonë. Dallimi në mes të Kosovës dhe shteteve tjera me numër të ngjashëm infektimesh është përqindja e vaksinimit. Asnjë nga viktimat nuk ka qenë plotësisht i/e vaksinuar. Por edhe më tutje nuk kemi mjaftueshëm vaksina, dhe nuk kemi mjaftueshëm vullnet për tu vaksinuar.

Lene dialogun, vizita gjithandej nëpër miq që na japin vaksina - Turqi e Izrael e cilido shtet që na ndihmon. Masa të rrepta afatshkurte për ta ngadalësuar infektimin e vaksinim masiv për ta shpejtuar mbrojtjen. Rrugë tjetër nuk ka. Hesape qerojmë më vonë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat