Kosova i bashkohet DASH-it në thirrjen për evakuimin e afganëve

Aktuale

Kosova i bashkohet DASH-it në thirrjen për evakuimin e afganëve

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në një deklaratë të përbashkët duke siguruar se “qytetarët tanë, shtetasit dhe banorët, punonjësit, afganët që kanë punuar me ne dhe ata që janë në rrezik mund të vazhdojnë të udhëtojnë lirshëm në destinacione jashtë Afganistanit."

Kështu thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Prishtinë, të publikuar sot në Twitter, së cilës i ka bashkëngjitur një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Departamenti i Shtetit, ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi.

Në deklaratë thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që qytetarët tanë, shtetasi banorët, punëtorët, afganët që kanë punuar me të gjithë ne dhe ata që janë në rrezik të mund të udhëtojnë lirshëm në destinacionet jashtë Afganistanit. Ne kemi marrë garanci nga talibanët se të gjithë shtetasit e huaj dhe çdo qytetarë afganë që ka autorizim nga shtetet tona, të lejohet që të largohet jashtë vendit. Ne do të vazhdojmë të lëshojmë dokumente udhëtimi për afganët e caktuar dhe ne kemi pritshmëri për zotimet e dhëna nga talibanët se ata mund të udhëtojnë në shtetet tona respektive”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga DASH, e cila është përcjellë në llogarinë zyrtare Twitter të Ambasadës amerikane në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat