Rritja e rasteve me Covid-19, pezullohet puna në ambulancat specialistike në QKUK

Aktuale

Rritja e rasteve me Covid-19, pezullohet puna në ambulancat specialistike në QKUK

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:40
QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës bën të ditur se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

“Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19. Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente”.

“ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë.

Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksioniheni dhe të respektoni masat anti-Covid, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat