Lirohen përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për evidencë

Aktuale

Lirohen përfituesit e skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt për evidencë

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 14:27
Ministria e Financave

Ministria e Financave njofton për lirimin e të gjithë përfituesve të skemave sociale dhe pensionale nga paraqitja e rregullt, në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit.

Edhe pse kjo u parapa me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, qytetarë të shumtë janë parë sot teksa prisnin në rend për t’u paraqitur për evidentim.

MF ka lëshuar këtë njoftim:

"Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë sot vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për riaplikim. Gjithashtu, lirohen nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë e tjera të përfituesve që janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat