“Gangsterët e Ballkanit”/ Sali Berisha: Ja multimiliarderi që po mbështet Ramën e Vuçiqin në planet e tyre për Serbinë e Madhe!

Aktuale

“Gangsterët e Ballkanit”/ Sali Berisha: Ja multimiliarderi që po mbështet Ramën e Vuçiqin në planet e tyre për Serbinë e Madhe!

Nga: A.M Më: 31 gusht 2021 Në ora: 13:22
Sali Berisha dhe Edi Rama - Foto ilustrim "Bota sot"

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me projektin “Ballkani i Hapur”, pasi edhe përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak e kundërshtoi atë.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook e përshëndeti ktë qëndrim të Lajçakut për “Ballkanin e Hapur”, duke u shprehur se de facto ky është projekt i Ballkanit të Serbomadhisë.

“Gangsterët e Ballkanit të lidhur me kartelet dhe organizatat më të rrezikshme kriminale të Evropës bënë gjithçka për të mashtruar dhe manipuluar me deklarata të ndryshme se nisma e tyre kishte mbështetje të madhë ndërkombëtare. E vërteta është se këtë nismë së fundi e pagëzuar “Ballkani i Hapur” duket në nderim multimiliardierit George Soros, i cili është mbështetës pa kushte i dogmës së vjetër të hegjemonisë serbe në Ballkan përveç tij si kumbar i saj dhe Rusisë, e cila qëndron prapa çdo nisme të dominimit të Rusisë së vogël, dmth të Serbisë në Ballkan nuk e mbështet njeri”, deklaroi ish-kryeministri i Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, Berisha tha se Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiq me vasalet e tij Rama-Zaev ështq aleancë për Serbinë e madhe.

Postimi i plotë

Nisma e Serbomadhise Ballkani i Hapur ngrin ne Alpet e Austrise!

Perfaqesuesi i Bashkimit Europian per Ballkanin, Lajçak denoncon ne Forumin Europian Alpbach si te pashendetshme nismen Ballkani i hapur!

Miq, dje ne Forumin Alpin perfaqesuesi i BE, Lajçak Aleancen trilaterale te presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasaleve te tij te peshtirosur Rama dhe Zaev apo Ballkanin e Hapur te tyre e quajti publikisht te pashendetshme.

Duke pershendetur kete qendrim ndaj Ballkan i Hapur de fakto Ballkanit te Serbomadhise dhe te sherrit shtoj se qe ne fillesat e te ashtuquajurit tij si Minishengen ne Samitin e Novi Sadit e kam denoncuar fort kete nisme si Nisme te Serbomadhise, Minijugosllavise dhe si nisme destabilizuese antishqiptare dhe kunder Kosoves.

Nisma shnderron ne shtete vasale te Serbise Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut dhe Geobelsin e Millosheveçit serbomadhin Vuçiç ne udheheqes kryesor te rajonit. Kjo ne nje rajon te sapo dale nga konfliktet prish ekujlibrat e brishta dhe ne vend te bashkpunimit nxit percarjen dhe nacionalizmat. Ajo pjeston ne menyre katastrofale rendesine e faktorit shqiptar ne rajon, ndersen shqiptaret kunder njeri tjetrit per llogari te Serbise, rrethon Kosoven jo vetem ne veri me armikun e saj te perhershem Serbine por tani edhe ne lindje juglindje dhe jugperendim me klika shqiptare e maqedonase vasale te Beogradit.

Gangsteret e Ballkanit te lidhur me kartelet dhe organizatat me te rrezikshme kriminale te Europes bene gjithçka per te mashtruar dhe manipuluar me deklarata te ndryshme se nisma e tyre kishte mbeshtetje te madhe nderkombetare. E verteta eshte se kete nisme se fundi e pagezuar Ballkani i Hapur duket ne nderim multimiliardierit George Soros, i cili eshte mbeshtetes pa kushte i dogmes se vjeter te hegjemonise serbe ne Ballkan perveç tij si kumbar i saj dhe Rusise, e cila qendron prapa çdo nisme te dominimit te Rusise se vogel dmth te Serbise ne Ballkan nuk e mbeshtet njeri.

Kjo jo se partneret e Ballkanit, BE dhe SHBA jane kunder bashkepunimit rajonal. E kunderta eshte e vertet. Por siç kane theksuar ata jane per bashkepunim gjitheperfshires vetkuptohet te vendeve te pavarura dhe te barabarta dhe te bazuar ne kriteret tashme te njohura te Bashkimit Europian. Duke pershendetur denoncimin e Ballkanit te Hapur nga perfaqesuesi i BE per rajonin ketu me poshte po postoj edhe editorialin me titull “Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiç me vasalet e tij Rama-Zaev eshte aleance per Serbine e madhe” te publikuar me dt 24 korrik 2021 kushtuar Samitit te Shkupit. sb

Aleanca Trilaterale e serbomadhit Vuçiç me vasalet e tij Rama-Zaev eshte aleance per Serbine e madhe.

Miq, bashkpunimi rajonal eshte i dobishem dhe i domosdoshem po vetem kur ai behet midis shteteve sovrane dhe te barabarta. Ky bashkpunim zgjeron lirite themelore te qytetarve te vendeve te rajonit i sherben njohjes me te mire mirkuptimit midis njerzve dhe fuqizimit te shkembimeve ekonomike kulturore midis vendeve. Por efekte absolutisht te kundert kane aleancat bi apo tri laterale rajonale, ato kercenojne paqen stabilitetin veçanerisht ne rajone qe sapo kane dale nga konflikte te egra.

Nje aleance e tille eshte dhe aleanca trilaterale e Presidentit te Serbomadhise Vuçiç me argatet apo çiraket e tij Rama&Zaev. Kjo aleance u themelua ne Novi Sad ku Vuçiç ne prani te Rames dhe Zaev lançoj iden e vjeter te Mini Shengentit rajonal. Por mungesa e Kosoves, Malit te Zi dhe Bosnjes e shendroj samitin e Novisadit ne Samitin e Vuçiçit apo te padronit dhe dy çirakve te tij, te cilet me pranin e tyre ne ate samit shpallen Vuçiçin si promotor te integrimeve rajonale, de facto si udheheqesin e rajonit. Kjo aleance eshte e tera ne funksion te Aleksander Vuçiçit dhe kryekeput kunder Kosoves dhe defaktorizimit te rolit te saj si vend i pavarur ne rajon per llogari te Serbise. Samiti i Zotrise me dy sherbetor ne Novi Sad fshiu Kosoven po per interesa absolute te Vuçiçit dhe serbomadhise se tij jo vetem nga tryeza e bisedimeve por ne nje provokacion shume te rende dhe nga harta e Ballkanit. Ne kete kontekst Beogradi diten e Samitit publikoj harten e Samitit per rajonin ne te cilen Kosova paraqitej si pjese e Serbise dhe Edi Rama ne mediat e tij por edhe ne rrjetin e tij personal te fb publikoj hartat e Beogradit per rajonin ne te cilat Kosova paraqitej pjese e Serbise. Pas ketij Samiti themelues fantazma e aleances trilaterale perçarese Vuçiç-Rama-Zaev kaloj edhe ne Shkup dhe Tirane duke ndezur po per llogari te padronit Vuçiç dhe ne nje akt te mirfillte antishqiptar, antikombetar luften e ftohte te Tiranes ndaj Prishtines. Edi Rama mikpritesi i Samitit me urdher te padronit te tij nuk kurseu rrufet ndaj kryeministrit te Kosoves dhe rezultati i vetem i Samitit te Tiranes ishte kjo lufte antikombetare e Edi Rames ndaj Kosoves.

Marreveshja e Ëashngtonit ku Serbia dhe Kosova u ulen ne Shtepine e Bardhe ne prani te Presidentit Trump si pale te barabarta u duk se i dhe fund aleances trilaterale te Novisadit dhe e shnderroje marreveshjen e Novisadit apo Mini Shengenin ne nje marrveshje midis shteteve te barabarta te rajonit. Por samiti i fundit trilateral virtual Vuçiç-Rama-Zaev ishte nje shkelje e hapur e marreveshjes se Ëashingtonit dhe rikthim tek traktati i Novisadit i cili injoron egzistencen e shtetit te pavarur te Kosoves dhe vendos hegjemonine e Serbise ne rajon. Perveç kesaj aleanca trilaterale Vuçiç-Rama-Zaev eshte destabilizuese dhe antishqiptare sepse ajo ne nje fare menyre eshte kunder edhe shqiptarve te Maqedonise se Veriut.

Duke perfituar nga kjo aleance partite politike te etnise maqedonase hartuan rrezoluten ne pergjigje te problemeve qe kane me Bullgarine ne te cilen injorohet tersisht ekzistenca e etnise shqiptare ne ate vend. Une uroj qe kundershtite midise Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise te zgjidhen sa me shpejt por vlersoj se me rezoluten e fundit partite e etnise maqedonaese u suallen sikur ne ate vend jetojne vetem ato dhe jo edhe shqiptaret. Perveç ketyre Aleanca trilaterale e Mini Shengenit gjysma gjel Vuçiç-Rama-Zaev ne te cilin nuk marrin pjese tre vendet tjera sepse nuk deshirojne te nxisin serbomadhine ne rajon vetvetiu ushqen dhe gjallerone nacionalizmat rajonale.

Si perfundim mund te thuhet se rajoni ka nevoje per Aleanca gjithperfshirese dhe jo bi apo trilaterale. Historia ka provuar se hegjemonia serbe ne rajon apo dominimi i Ballkanit nga Beogradi nxite destabilizmi dhe konflikte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat