Shefin e tij e akuzuan për keqpërdorime milionëshe/ish këshilltari i Haradinajt zgjedh të flas për vaksinat

Aktuale

Shefin e tij e akuzuan për keqpërdorime milionëshe/ish këshilltari i Haradinajt zgjedh të flas për vaksinat

Nga: M.L. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 19:24
Ramush Haradinaj, Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj, ish këshilltar i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ka akuzuar qeverinë e Kosovës, për mungesë vaksinash kundër CoVID-19. Ai ka thënë se në vend të vaksinave qeveria po i dënon qytetarët me gjoba.

“Kur s’ke çka ban, luje derën thotë populli. Edhe këta janë tuj e lujte derën. Janë tuj ba hajgare, i madh e i vogël. Deri më sot Kosova ka funksionu me vaksina të falne. D.m.th kemi pase aq sa u ka kushtuar zemra të tjerëve. Ne nuk e kemi ba as lavrën e minit. Prej veprimit është kalu në propagande. Jo po vijnë sot jo nesër vaksinat që i paskan kontraktu. Po nuk është gajle. Deri sa të vijne, po i gjuhemi fukarasë dhe po e dënojme ku ta zëmë. Po thonë se për një dite i paskan dënuar 2 mijë e 400 veta, tuj ecë rrugës së vet, veç pse nuk e kanë pasë një copë harrën mbi goje. E mejhanet plot, e kafehanet spicë e krejt pa maska!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Megjithatë, Nitaj nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me deklaratën e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga ish Qeveria Haradinaj.

“Tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove, dhe që ka dyfishim të vlerës së paraparë”, tha sot mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat