Çitaku mohon se do të jetë ministre në Qeverinë Rama 3

Aktuale

Çitaku mohon se do të jetë ministre në Qeverinë Rama 3

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 01:04
Vlora Çitaku, Edi Rama

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka demantuar lajmet e mediave të Shqipërisë se ajo do të jetë ministre e Jashtme në Qeverinë Rama 3 në Shqipëri.

Ajo ka thënë se është më e dobishme në Kosovë pasi ka kryer mandatin si ambasadore në SHBA.

“Ky është lajm i vjetër, e paskan ricikluar atë. Unë mendoj se Shqipëria është shumë në rregull dhe se unë jam shumë më e dobishme në Kosovë.

Me të thënë të drejtën, nuk kam arritur ende ta kuptoj se kush po i gjeneron këto lajme të rreme”, ka thënë Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat