Ky është afati deri kur mund të aplikoni për ndërrim të qendrave të votimit

Aktuale

Ky është afati deri kur mund të aplikoni për ndërrim të qendrave të votimit

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të bëjnë kërkesë për ndërrimin e qendrave të votimit për zgjedhjet e 18 tetorit, këtë mund ta bëjnë deri me datën 7 shtator.

Këtë e  bëri të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burimi Ahmetaj, i cili po ashtu njoftoi se deri më tani kanë pranuar rreth 5 mijë e 600 kërkesa të tilla.

Në mbledhjen e KQZ-së, ai po ashtu njoftoi se vazhdimisht i është bërë thirrje gjithë stafit të këtij komisioni, madje edhe atij permanent që janë angazhuar tani, që të vaksinohen.

“Edhe i gjithë stafi i sekretariatit është njoftuar se nga data 13 shtator e tutje nuk do mund të hyjnë në objektet e KQZ-së pa pasur një dokument vaksinimi”.

Ahmetaj po ashtu propozoi që të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që t’u mundësohet gjithë trupave zgjedhorë vaksinimi, në mënyrë që të, siç tha, të mos kenë pengesa në procesin e organizimit të zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat