Reagon ambasada e Norvegjisë pas skadimit të afatit të vaksinave AstraZeneca

Aktuale

Reagon ambasada e Norvegjisë pas skadimit të afatit të vaksinave AstraZeneca

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:44
AstraZeneca

Para dy ditësh u raportua se mbi 130 mijë doza të vaksinave Astrazeneca që ishin donacion nga Norvegjia, u ka skaduar afati të mërkurën.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Arben Vitia përmes një konferencë tha se për shkak të dezinformatave në lidhje me afatin e vaksinave qytetarët kanë hezituar që ta marrin vaksinën AstraZenenca.

Në një përgjigje për mediat vendore, Ambasada Norvegjeze është distancuar nga ky rast duke mos dhënë koment lidhur me këtë çështje.

“Ambasada Norvegjeze në Prishtinë nuk ka komente lidhur me këtë çështje. Luteni shumë që ta kontaktoni Ministrinë e Shëndetësise, përgjegjëse për distribuimin e vaksinave në fjalë”, thuhet në përgjigjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 60 ditëve nga data e pranimit të vaksinave AZ nga Norvegjia, administroi vetëm 46 mijë vaksina, duke bërë që 75% e donacionit (133 mijë vaksina) të shkojnë në asgjësim.

Aktualisht Kosova është pika e zezë në Evropë sa i përket numrit të infektimeve dhe vdekjeve. Madje edhe Bashkimi Evropian e ka hequr shtetin e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat