Infektologu Ahmeti: Vaksinimi është arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin

Aktuale

Infektologu Ahmeti: Vaksinimi është arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:57
Infektologu Salih Ahmeti

Edhe infektologu Salih Ahmeti është bërë pjesë e fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin kundër COVID-19.

Ai, përmes një videomesazhi, tha se vaksinimi është arma më e fortë për ta parandaluar hospitalizimin.

“Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin. Dëgjoni dhe besoni profesionistët shëndetësor! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”.

Në këtë fushatë të Ministrisë së Shëndetësisë ku po bëhet thirrje për vaksinim, në kohën kur situata me pandeminë është përkeqësuar shumë, përpos profesionistëve shëndetësorë janë përfshirë edhe fytyra të tjera publike si këngëtarë të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat