Cakolli kërkon të mos mbahen tubimet publike për fushatën zgjedhore

Aktuale

Cakolli kërkon të mos mbahen tubimet publike për fushatën zgjedhore

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:37
Eugen Cakolli

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli, thotë se fushata për zgjedhjet lokale nuk duhet të reduktohet, ose shkurtohet. Ai shpjegoi se ligji për zgjedhjet në Kosovë gjithashtu e përcakton që periudha e zgjedhjeve duhet të paraprihet nga një fushatë zgjedhore 30 ditore.

“Mundësia për të intervenuar apo për të ndryshuar ligjin për zgjedhjet në këtë kohë, është në radhë të parë kundër parimeve për mos ndryshimin e rregullave të lojës gjatë saj, por edhe proceduralisht do të merrte më shumë kohë sesa kjo periudha rreth dy javë deri në fillimin zyrtarë të fushatës.”

Sipas tij, në vend që të kërkohet reduktimi i periudhës së fushatës, do të ishte më e udhës që të arrihet një lloj dakordimi që të mos organizohen tubime publike.

“Fushata zgjedhore nuk nënkupton medoemos zhvillimin e aktiviteteve publike që kërkojnë pjesmarrje fizike të qytetatrëve, në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme aktivitet i fushatës është cilido aktivitet përmes së cilit subjektet politike  kërkojnë votën e qytetarëve.”

Tutje ai deklaroi se fushata më e shkurtër nuk nënkupton që do të ketë respektim të masave dhe për këtë mund të kujtojmë zgjedhjet e 14 shkurtit, kur fushata ka qenë 10 ditore, por që sipas Cakollit, nuk ka pasur respektim të masave kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat