Haradinaj: Është gjendje e jashtëzakonshme

Aktuale

Haradinaj: Është gjendje e jashtëzakonshme

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë e Kosovës dhe presidenten e vendit Vjosa Osmani në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës ka notë të dobët dhe se qytetarët nuk kanë faj për masat që janë marrë dhe gjendjen me pandeminë.

“Nuk ka qasje më të lodhtë, më të coftë në menaxhim të pandemisë sesa qasja e Albin Kurtit. Është gjendje e jashtëzakonshme more – 32 sot të vdekur, 36 një ditë tjetër. Mbi 200 njerëz kanë vdekur këto ditë. Ku është Kurti? Po mban fjalime”.

Haradinaj ka kritikuar edhe presidenten e vendit duke përmendur deklaratën e saj të bërë për një medium të huaj.

“Ku është presidentja? Po u tregon shteteve tjera qysh me bo vakinimin. Hajde kqyre punën tënde”.

“Është gjendje e jashtëzakonshme, duhet me nejt qut e me bo konferenca në 12 të natës e në 4 të mëngjesit. Nuk funksionon kështu. Kjo është diçka e paparë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat