Gjatë “t’bujtmeve”, Ismaili i evidentoi këto probleme të prishtinasve

Aktuale

Gjatë “t’bujtmeve”, Ismaili i evidentoi këto probleme të prishtinasve

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:55
Uran Ismaili

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka treguar përvojën e tij nga bujtjet në familjet prishtinase, dhe problemet urbanistike që i kishin ato.

“Kryesisht probleme janë të përgjithshme, trafiku, mungesa e hapësirave të gjelbërta në mënyrën  se si qyteti komunikon njëri me tjetrin, se si lagjet komunikojnë njëra më tjetrën, se si e formojnë identitetin e Prishtinës. Në ‘Kodra e Trimave’ ka disa pa barazi se si është trajtu ‘Kodra e Trimave’, nuk ka çerdhe, nuk ka hapësirë të gjelbër, nuk ka asnjë lloj infrastrukture sociale që ata i bon me u ndiq ë janë pjesë njësoj si Dardania”, ka thënë Ismaili.

“Në Mat kam qenë në ‘Muharrem Fejzë”, dhe aty çudi njerëzit kanë ble banesë dhe përballësh me banalitete të përditshme. Kam qenë në ‘Tasligje’, ata e kanë një pamje shumë të mirë, por që e kanë një rrugë të shpejtë, përvoja këtu që e kanë përmbush pejsazhin tim”, tha Ismaili në Politiko.

Ismaili garon për të parin e kryeqytetit kundër, Arben Vitisë, nga Vetëvendosja, Përparim Ramën nga LDK, Daut Haradinajn nga AAK, dhe Gëzim Mehmetin nga AKR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat