Situata alarmante në Kosovë/ Zyrtari i LDK-së kërkon mbyllje urgjente: Po kushton me jetë njerëzish

Aktuale

Situata alarmante në Kosovë/ Zyrtari i LDK-së kërkon mbyllje urgjente: Po kushton me jetë njerëzish

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:43
LDK

Kosova ka disa javë që është në një gjendje alarmante.

Situata me Covid-19, dhe varianti e ri Delta, po rrezikon secilin qytetarë të Kosovë.

Numri i lartë i të infektuarve sidomos numri i lartë i vdekjeve, ka vendosur Kosovën si vend i rrezikut pothuajse e gjithë Bota.

Në anën tjetër, edhe pse gjendja është alarmante Qeveria akoma nuk ka marr masa të rrepta për të siguruar jetën e qytetarëve.

Kurse, nga LDK-ja tashmë ka zëra që vendi duhet të mbyllet për të paktën dy javë.

Kështu është shprehur ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, i cili po kërkon që shteti të veproj urgjentisht.

Shkrimi i plotë:

SHTETI TË VEPROJ URGJENTISHT!

1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Shifra të frikshme! Këto masa nuk po mjaftojnë! Nuk po bie numri i vdekjeve dhe i të infektuarve!

Sonte do duhej të mblidhej Kuvendi i Republikës dhe të merr vendime konform situatës së krijuar, çdo zvarritje po kushton me jetë njerëzish!

Pa njē mbyllje minimum 14 ditë, vështirë të futet gjendja nën kontrollë!

Veproni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat