Gazmend Halilaj trondit krerët e SHIK-ut: Po të isha në pozitën e Kurtit do ta shpallja festë kombëtare ditën e arrestimit të tyre nga Specialja

Aktuale

Gazmend Halilaj trondit krerët e SHIK-ut: Po të isha në pozitën e Kurtit do ta shpallja festë kombëtare ditën e arrestimit të tyre nga Specialja

Nga: N.Sh Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:29
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka ‘befasuar’ me një postim të tij të bërë në rrjetin social Facebook.

Halilaj thotë se po të ishte në pozitën e kryeministrit Albin Kurtit, ditën e arrestimit të krerëve të SHIK-ut dhe oligarkëve tjerë nga Specialja duhet shpallur festë kombëtare.

Ai shkruan se, po të ishte në pozitën e Kryeprokurorit, për zhvatësit e privatizimit dhe shpronësimit të tokave, burgjet e Kosovës nuk kishin me i nxënë secilin që ka zhvatur.

Postimi i plotë:

Miq të dashur, po të isha në pozitën e z. Kurti ditën e arrestimit e krerëve të SHIK-ut dhe oligarkëve tjerë nga Gjykata Speciale duhet shpallur feste kombëtare.

Ndërsa po te isha në pozitën e Kryeprokurorit, për zhvatësit e privatizimit dhe shpronësimit të tokave të cilat “nder shekuj u lanë me gjak” burgjet brenda Kosovës nuk kishin mi nxënë secilin që ka zhvatur me to dhe secilin që sipas detyrës ka qenë i obliguar të ndjeke, ndaloj apo vënë para drejtësisë zhvatësit/keqpërdoruesit të cilët për 22 vite kanë manipuluar fshehur apo përfituar në mënyrën më ultë me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat