Imri Ahmeti: Kam synime që Lipjani të jetë paralagje e Prishtinës

Aktuale

Imri Ahmeti: Kam synime që Lipjani të jetë paralagje e Prishtinës

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 22:08
Imri Ahmeti

Kryetari aktual, dhe kandidati i LDK-së, për Lipjanin, Imri Ahmeti ka thënë se ka synim që Lipjanin ta bëj paralagje të Prishtinës, në mandatin e ardhshëm.

Ahmeti ka komentuar ndërtimet e reja në Lipjan, duke thënë se ka krijuar lehtësira për të rritur numrin e banorëve në Lipjan.

“Është mirë që po ndërtohet Lipjani, unë jam interesuar, dhe kam vazhduar të lehtësoj rrethanat, dhe rregullativën që na takon neve si komunë, në mënyrë që në Lipjan të popullzohet me banorë, dhe me qytetar sa më shumë .

Unë kam synime që Lipjani të një qendër më e madhe se sa që ishte më 5,6 mijë banorë, dhe gradualisht të rritet numri i banorëve, dhe të jetë një paralagje e Prishtinës, sepse mundësit i kemi”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat