E pabesueshme/ Qeveria e Edi Ramës me ministra serbë e maqedonas - Profesori nga Maqedonia tregon detaje

Aktuale

E pabesueshme/ Qeveria e Edi Ramës me ministra serbë e maqedonas - Profesori nga Maqedonia tregon detaje

Nga: N.Sh Më: 4 shtator 2021 Në ora: 12:44
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka formuar Qeverinë e re.

Por kjo Qeveri po cilësohet mjaftë e dëmshme për Shqipërinë.

Kështu, profesori shqiptar nga Maqedonia, Sulejman Mehazi, thotë se kjo Qeveri nuk është e Shqipërisë por e Ballkanit të Hapur.

Sipas tij, Qeveria e Ramës është antishqiptare dhe e formuar sipas dëshirës së Vuçiqit dhe Zaevit.

Ai shkruan në Facebook, se ne kabinetin qeveritar ka ministra maqedon dhe serb.

Lindita Nikolla sipas Mehazit është maqedonase.

“Qeveria e re e Edi Ramës s'është e Shqipërisë, por e Ballkanit të Hapur të Vuçiqit

Qeveria e re e Edi Ramës s'është shqiptare, kjo është formuar sipas dëshirës së Ballkanit të Hapur të Vuçiqit e Zaevit, kabineti i ri i qeverisë së Edi Ramës është me dikastere ministrash maqedone-serbe-shqiptare, njëra prej ministreshave maqedonase është, Lindita Nikolla, kurse dy ministritë serbe të Shqipërisë gjeni ju vetë miq të dashur!”, shkruan Mehazi, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat