“Aman rahatoni”, Mushkolaj reagon pas paralajmërimit për protesta: Na u ka bo jeta gastronomë

Aktuale

“Aman rahatoni”, Mushkolaj reagon pas paralajmërimit për protesta: Na u ka bo jeta gastronomë

Nga: G.B Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:05
Imer Mushkolaj

Gastronomët kanë thënë se janë duke i menduar protestat, pasi po përballen me vështirësi, për shkak të masave antiCovid.

Pas kësaj ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se ata janë problemi kryesor i Kosovës dhe se na është bërë jeta gastronomë, përcjell Bota sot.

Mushkolaj ka bërë thirrje që dikush t'i "rehatojë" ata dhe ne të tjerët po presim.

Postimi i tij i plotë:

Problemi kryesor i Kosovës. Thu që ekonomia nuk ka sektorë të tjerë, as telashe tjera. Na u ka bo jeta gastronomë. A mundet shteti me i rahatu këta njiherë, na tjerët po presim, s'ka lidhje. Aman rahatoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat