Bllokohet kufiri me Shqipërinë

Aktuale

Bllokohet kufiri me Shqipërinë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:20
Pamje nga kufiri

Kufiri Kosovë - Shqipëri po vazhdon të bllokohet nga kolonat e gjata të shqiptarëve që po kthehen nga pushimet.

Masat e vëna nga Qeveria po vazhdojnë të shkaktojnë telashe në kufi.

Lexuesit kanë dërguar fotografi në redaksinë tonë ku shihen kolonat e mëdha në pikën kufitare të Vërmicës

Atje shumë qytetarë po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi po u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.

E kjo ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi madje edhe gjatë ditës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat