Edhe një ngjarje e rëndë: Vdes shqiptarja në Nju Jork nga Covid-19, 12 anëtarë të një familjeje në spital

Aktuale

Edhe një ngjarje e rëndë: Vdes shqiptarja në Nju Jork nga Covid-19, 12 anëtarë të një familjeje në spital

Nga: A.Zh Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike në Amerikë Bleron Baraliu, ka thënë se një shqiptare 49-vjeçare në Nju Jork ka vdekur si pasojë e Koronavirusit.

Ai ka thënë se e njëjta nuk kishte sëmundje tjera, mirëpo ajo nuk ishte e vaksinuar, përcjell Bota sot.

Baraliu ka treguar se 12 anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden në spital nga Covid-19 dhe se këtë ia ka konfirmuar një mik i tij në telefon.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim dhe të mos u besojnë konspiracioneve “djallëzore” se vaksinat anti-Covid nuk janë të sigurta.

Reagimi i tij në Facebook:

Edhe një ngjarje e rëndë mbi injorancën tonë

Dje më thirri një mik në telefon dhe më tregoi që kishte plotë 12 anëtarë të familjes së gjerë (shqiptarë në Nju Jork) në spital nga Covidi. Sapo kthehej nga funerali, sepse një nga ta, një grua e re 49 vjeçe pa asnjë sëmundje shtesë nuk kishte mbijetuar!

Dhimbja mu shtua kur kuptova që këta bashkatdhetarë kishin rënë pre e propagandës cinike dhe nuk kishin marrë vaksina. Sa për dijeni, miku im përveç së është intelektual, është edhe person me influencë e peshë në komunitetin tonë këtu, por prapë nuk kishte arritur t'i bindte ata...

Ndoshta gjithë ky kob i zi do ndikojë që të flakim injorancën dhe përqafojmë shkencën - e cila, po, është e bazuar mbi probabilitet dhe jo saktësi ekzakte!, sepse ekzaktësia në mjekësi i takon mbinatyrës, por ky probabilitet si i tillë është shpëtim jetërash.

Nëse je injorant dhe nuk kupton as mjekësi dhe as matematikë e probabilitet (dhe këtu nuk mund të llogaritësh pallavrat që ke lexuar në gugëll-sëRRç), atëherë të lutem, mbylle gojën, merre vaksinën, dhe kurrë mos të të dëgjojë tjetri se si vaksina është e pasigurt ndërsa njohuritë tua të reja sharllatane zbulim epokal mbi konspiracione djallëzore ndërkombëtare.

Ai ose ajo që këshillon kundër vaksinimit sot merr mbi supe jeta njerëzish. Kupto këto! Kjo është një gjendje lufte, mos u bë minahedhës mes bashkëkombasve tu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat