Skenari i frikshëm i Kishës Ortodokse serbe: Kosovën e presin çnjohje, incidente dhe presione të reja

Aktuale

Skenari i frikshëm i Kishës Ortodokse serbe: Kosovën e presin çnjohje, incidente dhe presione të reja

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Me incidente është përcjellë sot shungurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinë të Malit të Zi. Lidhur me këtë, publicisti Milazim Krasniqi, ka deklaruar se një situatë e ngjashme mund të ndodhë edhe në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se tashmë pritet që të rifillojnë provokimet në manastirin e Deçanit.

“Pas asaj që bëri Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi, ku solli në fuqi qeveri proserbe dhe instaloi eksponentin e vet në mitropolinë e Malit të Zi, sipas të gjitha gjasave radhën e ka Kosova që të goditet nga agresioni i asaj kishe. Pritet të rifillojnë provokimet me manastirin e Deçanit, pastaj në Bruksel të shfaqet kërkesa që selia e Kishës Serbe të rikthehet në Pejë”, shkruan Krasniqi.

E gjithë kjo situatë, sipas tij pritet të shoqërohet me presione të reja kundër Kosovës.

"Krejt kjo do të shoqërohet me çnjohje, me incidente dhe me presione të reja kundër shtetit tonë".

Image
Milazim Krasniqi

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat