I arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, arrestohet nga policia

Aktuale

I arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, arrestohet nga policia

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.SH., është arrestuar pas letër-rreshtimit të lëshuar nga kjo e para.

Policia e Kosovës ka arrestuar të arratisurin, ndërkohë që ai i është dorëzuar përsëri autoriteteve të SHKK-së në Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

Lajmin e ka konfirmuar Florent Gashi, Zyrtar i Lartë për Komunikim nga SHKK.  

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin. I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, ka bërë të ditur ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat